Categories
Kulture

Beniada rrëfen arsyen e ndarjes nga i fejuari

Beniada Nishani është një ndër personazhet më të dashur, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Prej më shumë se tre muajsh, ajo ka bërë për vete publikun me thjeshtësinë e saj. Së fundmi, ajo ka rrëfyer për banorët historinë e dashurisë disa vjeçare që përfundoi kur ishte 23 vjeç.

Ajo tregoi se ishin njohur në plazh, kishte qenë ajo që i kishte dhënë puthjen e parë dhe se vendosi t’i jepte fund fejesës pasi kuptoi se nuk ndjente më për të. Ndër të tjera, modelja tregoi se kishte marrë dhe propozimin për martesë por pasi vendosi t’i jepte fund, ish i fejuari kishte bërë gjithçka për t’u rikthyer sërish.

“Kisha një vit që nuk isha më e dashuruar si përpara. Nuk e kisha më ndjesinë. Kishte dëshira të ndryshme nga unë. Isha kaq shumë në qendër të vëmendjes saqë nganjëherë mërzitesha. Donte të martohej, më kishte bërë dhe propozimin për martesë, kisha provuar dhe fustanin e mamit.

Deri në moshën 26 vjeç ka vazhduar të më shkruante, vinte në plazh për të parë ku isha. E priti shumë keq, vinte poshtë te shpia, thirri prindërit. Mami më thoshte se ke bërë gabim që e ke lënë, ti je fajtorja.”, tregoi mes të tjerash modelja./abcnews.al/

error: Content is protected !!