Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Berberja shqiptare: Burrat refuzonin t’i qethja sepse jam vajzë

Posted on January 24, 2022 by Monitor

Berberë në Shqipëri kemi më bollëk, por vajza berbere shumë pak dhe Sindi është njëra prej tyre.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Sindi thotë se dëshira e saj për flokë të shkurtër ka qenë e madhe, prandaj dhe vendosi të bëhet berbere në profesion.

Ndër të tjera Sindi tregon sfidat e të qenurit berbere në Shqipëri. Ajo pohon se ka pasur raste, ku klientët kanë refuzuar të qethen nga ajo, sepse është vajzë dhe për arsye se është e re në profesion.

Sindi: Gjithçka filloi me dëshirën time për flokun e shkurtër, menjëherë fillova kursin dhe menjëherë pas kursit nisa punë. Personi që më mësoi si të qeth ishte shumë entuziast në fillim për mua. Klientët e mi të parë kanë qenë shoqëria ime, vëllai im dhe kushërinjtë.

Në fillim klientët habiten, nuk i mbushet mendja se ti di të qethësh. Në fund shohin rezultatin dhe kënaqen. Ka pasur klientë që më kanë refuzuar për çështje eksperiencë, sepse jam në fillimet e mia, por edhe sepse nuk u mbushet mendja se unë jam një berbere e mirë./Oranews/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes