“MIFA” – Nga Ilir Kadia
Shiko këtë gruan me biçikletë në trotuar, sa qejf! -tha nëna duke parë nga vendi i parë i “Sharan”-it përgjatë murit të Shkollës së Bashkuar. Nëna ka histori me një biçikletë që babai ja bleu kur lindi vëllain e vogël afro gjysëm shekulli më parë.
Ajo që të kapte kohën, por edhe të kursente se kish katër fëmijë për të rritur, shkonte e vinte nga Kinostudio tek poshtë 21 Dhjetorit dy herë në ditë që ti jepte vëllait sisë. Ish e re, e bukur vetëm 34 vjeç! MIFA e ndihmoi shumë. Ma besonte vetëm mua për ta larë të djelave.
Na e vodhën më vonë kur erdhi me urgjencë për të më parë në spital kur u operova nga apendesiti. Ahere MIFA ishte 7 vjeç…
… Nënë të ka marrë malli ti japësh biçikletës në trotuar?! – e pyeta unë se ja pashë një pikë loti si vesë mbi qerpik të syrit.
Vetëm po të jetë MIFA ime, tha ajo gjithë duke parë gruan që dredhonte mes njerëzish poshtë blirave të rinj…/Naishtedikur.info