Categories
Kulture

Bujar Qamili jep lajmin e madh për 2022, Kozma Dushit si del e keqja: Këngët sot s’kanë melodi, tekstet kot

Nga Anxhela Celibashi

U bë 2 vite tashmë që dëshirat e fundvitit janë për shëndet. Kështu është edhe për ata, personazhet e famshëm shqiptarë, këngëtarë, muzikantë apo edhe aktorë. Kryefjala e tyre është shëndeti dhe largimi i pandemisë.

“Të paktën të shfaroset ky Covidi, shëndeti mbi të gjitha”.

“Ishalla shfaroset Covidi se po mësojmë gjithë alfabetin grek.”

Bujar Qamili kaloi një vit të vështirë sa i përket shëndetit, por sot është gjithë energji për t’ju kthyer punës.

“Ka qenë një vit i keq jo vetëm për mua por gjithë shqiptarët dhe mos ardhtë më ai vit.”

Megjithatë veç kësaj, edhe puna e parate janë pjesë e listës së dëshirave të tyre.

“Shqiptarëve nga cepi në cep shëndet, jetë, mbarësi dhe para.”

Bashkëpunimet në këngë e kinematografi disa i kanë gati për vitin 2022.

“Brenda muajit shkurt do të jem me një koncert recital në Tiranë” thotë Bujar Qamili.

“Jam duke xhiruar një serial, jam shumë e kënaqur” tha Rita Lati.

“Sa të fillojë viti i ri një bashkëpunim me Anila Nimanin. Edhe me Noyzin” tregon Altin Sulku.

Por ndërkohë që disa risjellin këngët e tyre me të famshme, Kozma Dushi nuk i ndahet festivalit të RTSH-së, por këtë herë jo për një çmim.

Dushi ka kritika për këngët që ka sjellë vitet e fundit Festivali, gjithashtu ka këshilla edhe për paraqitjen skenike të këngëtarëve.

“Më vjen keq, këngët nuk kanë melodi, tekstet janë kot më kot. Fustani të jetë poshtë kupës së gjurit, skena është e shenjtë”.

Të jenë sa më origjinalë është kërkesa e atyre që tashmë janë të vjetër në tregun e muzikës.

Jo vetëm puna, por jeta private e tyre gjithmonë është me interes për publikun. Viti 2022 disa do ti gjejë çift.

Ndërsa Rita Latin e shqetëson regjimi ushqimor jo i rregullt i vajzës së saj, Rozës.

Veç artit që ka qenë në vështirësi, edhe politika ka pasur problemet e veta. E për këtë aktualitet Arif Dushajt nuk i mungojnë vargjet.

Mes Tiranës dhe Londrës, Dushaj thotë se më shumë entuziazëm ka te kjo e fundit./Oranews/

error: Content is protected !!