Piktura tek ai ka ardhur hershëm në fëmijëri. Buron Kaçeli u rrit me artin e së bukurës. Ishte piktor i njohur Sadik Kaçelit, babai i tij i cili e rriti me frymën e pikturës. Buroni ndoqi rrugën e të atit, telenti për pikturën dhe dashuria për të u vlerësuan që në moshë të vogël, ishte vetëm 9-vjeç kur mori diplomë në një konkurs ndërkombëtar pikture për fëmijë në Budapest.
I ftuar në studion e “Jeto me Orën” piktori foli më tepër për karrierën e tij të gjatë edhe për ekspozitën e tij më të fundit në qytetin e Vlorës. Buron Kaçeli është autor i një sërë ekspozitash kombëtare jashtë vendit si para ‘viteve 90,ashtu edhe pas këtyre viteve duke mos hequr dorë kurrë nga piktura.
Piktori i madh tregoi për fëmijërinë e tij dhe fillimet në pikturë.
“Fëmijëria ime ka qenë një fëmijëri shumë e bukur siç çdo fëmijë, por unë veç dashurisë së prindërve kam marrë edhe disa leksione nga im atë për pikturën. Babai im ndërhynte me shumë takt dhe notën e mirë nuk ta jepte kollaj. Unë e jetoja pikturën dhe ai ka dashur shumë që unë ta vijoja pikturën. Madje më krijoj mundësin që të më çonte punimet e mija në një konkurs ndërkombëtar ku mora edhe një çmim. Ja di për nderë që më shtyu të studioja për pikturë” u shpreh piktori.
Ai tregoi edhe disa nga këshillat e të atit.
“Të jesh artist duhet të jesh si fillim njeri. Ndërsa për pikturën më thoshte se duhet të jesh i sinqertë dhe të jesh I ndjeshëm” tregoi Kaçeli. Piktori foli edhe për vitet që u shkëput nga piktura.“ Në periudhën që u angazhova në politikë nuk kam pikturuar fare por më vonë kur u shkëputa nga politika u riktheva. Në atë kohë vetëm ndonjë skicë bëja pasi e kisha të pamundur. Më ka munguar shumë në atë periudhë arti por dëshira e madhe që doja të kontribuoja në vendin tim më merrte kohën” u shpreh Kaçeli. Ai tregoi se në studio kalon shumë kohë një pjesë të madhe të ditës. Piktori tregoi edhe se çfarë e frymëzon
“Unë i bëj të katër kategoritë, peisazh, portret edhe natyrën e qetë. Por portretin e kam shumë me qejf e dua shumë” u shpreh Kaçeli.
Në galerinë kombëtare të Arteve ndodhen 10 vepra të tij vepra të cilat në kuadër të galerisë janë ekspozuar në Paris, Beograd, Prishtinë, Milano etj. Piktori tregoi për pikturën që ka më shumë lidhje.
“E kam në galerinë e arteve këtë pikturë e kam ribërë ka të bëj me tokën shqiptare. Në galeri kam edhe vepra të tjera. Ekspozita ime e parë ka qenë në qytetin e Shkodrës më pas hapa edhe një në Tiranë, por edhe në qytete të tjera shqiptare por edhe në Prizren, Ferizaj” u shpreh piktori. Kaçeli tregoi për ekspozitën e tij më të fundit në qytetin e Vlorës.
“Mu bë një ftesë nga galeria atje dhe shkoj shumë mirë e dua shumë si qytet. Më nderuan të gjithë, shumë të pranishëm ishin edhe pse jemi në periudhën e Covidit. U prit shumë mirë dhe nuk e prisja” u shpreh Kaçeli.
Piktori është vlerësuar me Çmimin e Kritikës nga kritika italiane dhe në vitin 2018 është shpallur qytetar nderi i qytetit të Klosit. Si dhe ka marrë nga presidenti Ilir Meta titullin “Mjeshtër i Madh”.
Ai tregoi edhe ngjyrën e tij të preferuar në piktura.
“Bluja është ajo që më veçon dhe përfaqëson, më pëlqen shumë si ngjyrë pasi përfaqëson natyrën” u shpreh piktori Kaçeli. Ai tregoi edhe për djemtë e tij të cilët nuk e ndoqën pikturën por bisedojnë me mua për pikturën. Piktori tregoi se është gruaja e tij ajo që e mbështet më tepër.
“Ajo ka filluar të pikturoj shumë bukur është kritikja ime më e mirë” u shpreh piktori. Kaçeli tregoi se ne jemi një popull me shumë talente dhe puna që bën si pedagog i jep shumë kënaqësi. Ai tregoi edhe për pikturën që i ka marrë me tepër kohë.
“Është një pikturë shumë e dashur për mua. Ka të bëjë me Tiranën sesi e shoh unë me problematikat e saj” përfundoi piktori. Padiskutim Burim Kaçeli është një ndër piktorët më me peshë në vend duke kontribuar në artin bashkohorë të vendit tonë dhe jo vetëm./Oranews/