Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Çanta ikonike e Dior; Ja historia pas saj që lidhet me Princeshë Dianën dhe nuk e dinit

Posted on March 19, 2021 by Monitor

Princesha Diana ishte e para që mbajti çantën Dior. Krijuar në 1995, çanta “Lady Dior” nuk ka pushuar së qëni e njohur, duke u bërë një nga çantat kryesore që shënoi përgjithmonë historinë e modës.

Para 24 vitesh në udhëtimin e saj në Paris princeshë Diana u shfaq me këtë çantë:

Dukë qënë se ajo e pëlqeu shumë modelin dhe vazhdon ta mbante duke e kombinuar atë me veshje të ndryshme dhe duke zgjedhur të gjithë ngjyrat e disponueshme, çanta mori këtë emër pikërisht prej Dianës.

Çanta Lady Dior është ri-krijuar, sezon pas sezoni për dy dekada e gjysmë, që e bën atë një çantë të lehtë për t’u dashur. Kjo elegancë e përjetshme është krijuar nga lëkura e butë e qengjit dhe dorezat e rrumbullakosura. Versionet e sotme të çantës Lady Dior ofrojnë mundësi për ta personalizuar çantën sipas dëshirës suaj, së bashku me një rrip të gjerë. Ka shumë madhësi, modele e ngjyra dhe materialet ndryshojnë nga lëkura te qëndisja.

Përpara se princeshë Diana ta bënte të njohur kjo çantë njihej me emrin“Chouchou.”/Living

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes