Endri është ish konkurrent i emisionit Për’puthen. Ai u kthye në Shqipëri për të gjetur dashurinë. Por si është vajza ideale për Endrin? Le ta zbulojmë së bashku:
Dajana: Je një djalë shumë simpatik. Pse duhej ta gjeje dashurinë në ekran dhe jo në SHBA? Mos e kërkove edhe ti pak famën?
Endri: E kam thënë që në fillim kur u futa në emision, vajzat aty më janë dukur të gjitha të këqija më shumë nga karakteri, por edhe nga pamja fizike. Të them të drejtën, Për’puthen mu duk si një program kot dhe ishte nusja e vëllait tim ajo që më tregoi më shumë për programin.
Që në fillim e kuptova që ishte kot dhe mendoja se cila audiencë do e ndiqte. Por, nisur nga ky mendim që krijova thashë me vetë të marr pjesë që t’i bëj njerzit për të qeshur të paktën e të kenë arsye pse t’a shikojnë. U mundova të bëj edhe romancë, por me sugjerimet që na u dhanë dhe me mënyrën e gjërave sesi funskiononin aty brenda, nuk mu duk një romancë e besueshme reale me këto prekjet dhe puthjet e tepërta dhe nuk doja të përfshihesha.
Dajana: Si një Bricjap që je, ti i bie drejt gjërave dhe nuk ke kohë për drama, dua të di a janë të shkruara në tavolinë lëvizjet e personazheve të Për’puthen, po apo jo?
Endri: Unë mendoj që ka më shumë komunikim me vajzat aty brenda, ndërsa nga çunat ata që janë më shumë të angazhuar dhe më të preferuar edhe nga jashtë, pra që klikohen më shumë. Është e çuditshme sesi ndodhin këto gjëra në fakt.
Dajana: Është Endri i dashuruar?
Endri: Jo nuk jam, më kanë lodhur shumë këto gjërat kështu dhe kam nevojë për pak pushime.
Dajana: Cila është femra jote ideale?
Endri: Një vajzë e cila nuk grindet, nuk kërkon sherr dhe debate. Të jetë një tip i qetë, patjetër e bukur shumë, gjoksin e mirë, të pasmet e mira, pra një gocë se ksi dhe nëse e marr për tërë jetën unë kështu e dua.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00/Oranews/