Në pjesën e dytë të emisionit “Jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme ishte e ftuar moderatorja, Dajana Shabani. Teksa, bëri një retrospektivë në kohë sesi u gjend përballë televizionit, ajo tregoi se dëshira e saj ka qenë profesioni në mjekësi.
“Nuk kam dashur të bëhem gazetare, por stomatologe, degë të mjekësisë. Asaj kohe mendoja se nuk më lidh asgjë me televizionin. Por, ishte një telefonat që mora atëherë nga “Ora News”, për t’i bashkuar kësaj media”, u shpreh Shabani.
Më tej, ajo përmendi eksperiencat e saj në disa nga programet televizive në “Ora News”, ku emisionin “alarm” e cilësoi si një program shumë impenjues.
“Emisioni i parë ka qenë “Start” pastaj, “Alarmi” ku ishte shumë impenjativ, pasi ishte një emision investigative. Më vonë kam qenë pjesë e formatit të mëngjesit “Ditë e Re”. Aty kuptova se jam rritur, erdha në një eksperiencë të re, por isha bërë mami”, u shpreh moderatorja.
Sipas Shabanit, edhe prezantimin e edicioneve informative e bën shumë mirë, por publiku e do në tjetër format dhe të qeshur televiziv.
“Lajmet i jap shumë mirë, thjeshtë njerëzit janë parë duke më parë duke qeshur, por unë nuk bëhem më 20 vjeç. Jam shkëputur rreth një vit e gjysmë nga televizioni, pasi mendoja për t’u larguar jashtë vendit, por kuptova se pa televizion nuk bëja dot”, tha ajo me sarkazëm.
Më tej ajo u shpreh se “më e vështirë tek publiku është të vish pa doreza, dhe jo të vish provokative mendoj.
Moderatorja teksa, dëgjoi një video-mesazh nga mbesa e saj ajo u përlot në studio dhe u shpreh se “mbesa është pika ime e dobët, ata që më njohin e dinë këtë, të gjithëve u thotë që mami për të jam unë”.
“Ekrani më ka marrë shumë energji, kam qenë e mërzitur më është dashur të qesh. Isha në prag divorci, apo kur kam pas babanë sëmurë, sërish më është dashur të qesh, por më ka dhënë edhe shumë në jetë televizioni”, përfundoi ajo./Oranews/