Categories
Kulture

Danimarkë/ I riu shqiptar triumfon në spektaklin e kërcimit

Shqiptari Jimilian Ismaili ka arritur të triumfojë në spektaklin e kërcimit “Vild Med Dans” në Danimarkë.

“Përgjatë të gjitha netëve të këtij spektakli, jemi emocionuar dhe kemi admiruar, ashtu si edhe publiku danez talentin e jashtëzakonshëm, virtuozitetin e kërcimin elegant, por mbi të gjitha shpirtin e bukur prej artisti të Jimilianit, që nuk harron të përcjellë cdo herë edhe ngjyrat tona kombëtare, të cilat i kanë rrënjët në trashëgiminë artistike e patriotike të familjes së tij.

Mirënjohje Jimilianit që na bëri sot të ndihemi kaq krenar”, shkruan Ambasada e Shqipërisë në Danimarkë./Diaspora Shqiptare/

error: Content is protected !!