Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Datëlindja e nënës dhe tre vëllezërit

Posted on December 28, 2021 by Monitor

Në ditëlindjen e nënës së tyre të moshuar, tre vëllezër që nuk takoheshin prej kohësh u organizuan që ti shkonin për vizitë së bashku. Kur takuan nënën, djali i madh, që jetonte larg prej shumë vitesh, i tregoi dhuratën e tij me kënaqësi:

-“Nëna, shiko çfarë dhurate të çmuar të kam sjellur, e bleva në New York, është varëse floriri”.
Djali i dytë i vendosi në prehër një parfum dhe i tha me buzëqeshje:
-′′ Është një parfum marké, shumë i mirë, shpresoj të të pëlqejë “.
Djali i tretë duke parë dhuratat e sjella nga vëllezërit e tij u skuq.

-′′ Nënë e dashur, kjo është për ty ′′ tha ai duke i dhënë një letër. Brenda saj i shkruhej:
‘′ E dashur nënë, unë e di që vëllezërit e mi të kanë bërë dhurata të bukura, ndërsa unë nuk munda të të blija një dhuratë, nuk kam para mjaftueshëm. Ti nuk e di por, humba punën dhe gruaja ime Ana vazhdon akoma të jetë e sëmurë dhe ndjen dhimbje.

Të ardhurat e vetme që kam patur i kam harxhuar në përpjekjet për ti dhënë asaj dhe Elisës sonë të vogël ushqim, ngrohtësi dhe një ambjent familjar. Vëllezërit e mi u treguan shumë të sjellshëm dhe të mirëkuptueshëm; më thanë se mund të ta bëja dhuratën, se do mi jepnin ata paratë por do ishte shumë e padrejtë. Më vjen keq nëse nuk kam dhurata për ty këtë vit. Të dua shumë.

Gëzuar ditëlindjen nënë e dashur “.

Gruaja e moshuar, pasi i falënderoi dhe përshëndeti dy fëmijët e mëdhenj i kërkoi të tretit të qëndronte pak me të. E pa me dashuri dhe me dorën që i dridhej i ledhatoi fytyrën.

-′′ E di çfarë? Nuk kam marrë dhuratë më të bukur se kjo letër. Ti mendon se dhuratat e vëllezërve të tu kanë më shumë vlerë se këto rreshta por nuk është kështu. Nënës mund ti dhurosh dhe një kokrrizë rëre dhe ajo prapë do të ndihet gruaja më e lumtur në botë sepse një fëmijë në vetvete është një dhuratë dhe nuk do duhej asgjë tjetër veçse dashuria e një fëmije për ta bërë një nënë të ndihet e rëndësishme.

Pastaj, një dhuratë materiale është e bukur, por përfundon, i ikën koha, prishet dhe mbase në një moment e vendos në një cep të largët të shtëpisë duke i hidhur një sy herë pas here. Por fjalët, si të mirat dhe ato të këqija, qëndrojnë brenda nesh, i mban me vete gjithë jetën. Dhe unë të dya shumë biri im dhe jam krenare për ty”.

Credits 👉 Sabrina Ferri
Përktheu dhe përshtati👉 Lexoje, më pas do mendosh më qartë

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes