Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Denzel Washington thyen rekordin e tij të nominimeve për Oscar

Posted on February 9, 2022 by Monitor

Së fundmi janë publikuar nominimet për çmimet “Oscar”, derisa mbrëmja gala do të mbahet më 27 mars të këtij viti, shkruan KultPlus.

Aktori Denzel Washington ka thyer një rekord, duke u bërë aktori me ngjyrë me më së shumti nominime në histori të Academy Awards.

Me performancën e tij në filmin The Tragedy Of Macbeth, ikona 67-vjeçare vazhdoi rekordin e tij historik.

Nominimet e kaluara ishin për Cry Freedom (1987), Glory (1989), Malcolm X (1992), The Hurricane (1999), Training Day (2001), Flight (2012), Fences (2016), Roman J. Israel, Esq. (2017), dhe tani, Tragjedia e Makbethit (2021).

Dy fitimet e tij Oscar erdhën për filmat Glory dhe Training Day./KultPlus/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes