Bashkëshorti i artistes së ndjerë, Hueyda El Saied, ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”. Thierry bën herë pas here postime të ndryshme, duke e kujtuar shoë girl-in shqiptar.
Ndërsa, së fundmi, ai ka bërë një dedikim shumë të veçantë me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel.
Thierry ka publikuar një kolazh fotosh, ku shfaqet vogëlushi me të dhe nënën e ndjerë.
“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, ka shkruar ai në postim.
https://www.instagram.com/p/CYkazZnF6wT/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b46c8c88-21de-41a8-ab1f-9f5bd3dff055
Kujtojmë se Hueyda u nda nga jeta pak javë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë./abcnews.al/