Categories
Art Kulture Personalitete

Do festonin përvjetorin e parë të martesës, bashkëshorti i Hueyda El Saied prek me fjalët e tij

Supozohej që 1-vjetori i martesës të ishte ndryshe, por ama sëmundja ndau përgjithmonë Hueyda el-Sayed nga bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean.

Bashkëshorti i së ndjerës, përmes një kolazhi fotosh, i ka bërë një dedikim artistes.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar Grosjean.

Hueyda u nda para kohe nga jeta më 23 Nëntor, në moshën 46-vjeçare, pasi u mposht nga sëmundja e rëndë që vuante./Gazeta Shqip/

error: Content is protected !!