Categories
Kulture

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte nw Brit Awards 2022.

Ajo ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, duke lënë prapa emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, teksa i ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.

Lipa ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia”.

Në mbrëmjen më të madhe muzikore të ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, yje të shumtë britanikë moren pjesë dhe u nderuan me çmime për arritjet vjetore në muzikë./Oranews/

error: Content is protected !!