Thënie nga Sami Frashëri
Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen
Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.
Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës
Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele./Naishtedikur.info