Categories
Kulture

Duket super yll, Beatrix përmend gafën që bëri xhiron e rrjetit

BB VIP – Beatrix Ramosaj ka marrë gjithë vëmendjen e publikut me daljen e saj të parë në ekran pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Këngëtarja e njohur ishte mbrëmë në studion e madhe të BB VIP, ku shkëlqeu e gjitha.

Kur Arbana Osmani e pyeti në lidhje me partnerin e saj, Donald Veshaj, ajo tha se ndjenja ndaj tij është shtuar akoma dhe më shumë gjatë qëndrimit jashtë.

Ndërsa ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Beatrix ka përshkruar mbrëmjen e djeshme në studio. Madje duket se këngëtarja ka lexuar komentet që janë bërë ndaj saj dhe ka ironizuar një shprehje të saj kur ishte brenda shtëpisë së “Big brother VIP”: ‘si i thonë e bukur në shqip’.

“Mbrëmë ka qenë një natë ehmm.. si i thonë “bukur” n’shqip?””, shkruan Beatrix në llogarinë e saj në “Instagram”.

error: Content is protected !!