Categories
Kulture

Dy parodistëve të Vlorës, u akordohet pension i posaçëm

Këshilli i Qarkut Vlorë ka vendosur sot t’i propozojë Këshillit të Ministrave, dhënien e Pensionit të Posaçëm Shtetëror dy artistëve të mirënjohur të humorit Agron Hamo dhe Afrim Agalliu.

Në një mbledhje të posaçme të zhvilluar për këtë qëllim online, të gjithë këshilltarët pjesëmarrës votuan unanimisht duke vlerësuar në këtë mënyrë kontributin gati 55-vjeçar të Mjeshtrave të Mëdhenj.

Bashkë me propozimin për Mane Lumanin i cili është miratuar më parë, vendimet do të përcillen pranë Këshillit të Ministrave për vendimmarrje përfundimtare, sipas përcaktimit të ligjit./Oranews/

error: Content is protected !!