Categories
Kulture

E lidhur me ish të dashurin e shoqes, rrjeti po “zien” pas fotos së aktores turke

Dy aktoret, Sitare Akbas dhe Hande Erçel (Fifi dhe Eda në serialin “Dashuria është në ajër”) dhe ngjashmëria mes tyre janë bërë një objekt i vërtetë diskutimi në rrjetet sociale. Sjellim në vëmendje se prej pak kohësh, Sitare Akbas është e lidhur me ish të dashurin e Hande Erçel, këngëtarin e njohur, Murat Dalkilic.

Kjo romancë mes tyre ka bërë që shoqet të shkëpusin raportet mes tyre dhe madje në momentin që kanë dalë edhe fotot e para nga paparaci të Sitare Akbas dhe këngëtarit të njohur, Hande nuk e ka ndjekur më aktoren në rrjetet sociale.

Ndërkohë, fotoja e fundit e “Fifit” ka bërë që i gjithë rrjeti të “shpërthejë” pas saj. Ajo që kanë vënë re të gjithë është ngjashmëria me “Edën” dhe madje nuk kanë munguar as komentet të tipit: “Hande (Eda) është rikthyer”.

https://www.instagram.com/p/CW8Zz8BtHHl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=64465b71-e646-4b59-809a-7d981a1bd9c3

Ndërkohë Sitare Akbas (Fifi) ende nuk ka dhënë asnjë detaj publik për romancën e saj me Murat Dalkiliç./tvklan.al/

error: Content is protected !!