Në një supermarket, një grua e moshuar mori një qese plastike për të futur ushqimet që kishte blerë.
Punonjësja i bëri vërejtje:
“Duhet të kishit marrë një qese letre zonjë. Fatkeqësisht, brezi juaj nuk e kupton lëvizjen ekologjike që po zhvillohet sot kudo në botë në mbrojtje të ambientit për përmirësimin e kushteve klimaterike. Ne, të rinjtë po paguajmë dëmet që brezi juaj i ka bërë botës duke shteruar gjithë burimet jetësore.
E moshuara iu përgjigj:
Më vjen keq, në kohën time nuk ka patur lëvizje ekologjike.
Në kohën time, i lanim dhe i kthenim sërish në dyqan shishet e qelqta të qumështit, vajit etj.
Dyqanet i çonin në fabrikë ku sterilizoheshin dhe përdoreshin sërish.
Paketimet e letrës përdoreshin e ripërdoreshin aq shumë derisa bëheshin të papërdorshme dhe atëherë i përdornim për të ndezur zjarrin.
Nuk hidhnim asgjë poshtë, ushqimet e mbetura ua jepnin për të ngrënë kafshëve.
Në kohën time ngjiteshim e zbrisnim nëpër shkallë, nuk kishte shkallë lëvizëse dhe ashensorë.
Nuk përdoreshin makinat sa herë që duhet të lëviznim nëpër qytet .
Shkonim në këmbë të bënim pazar.
Nuk kishte panolina një përdorimshe:
Panolinat prej fanellate të fëmijëve, laheshin e përdoreshin sërish.
Nuk përdornim tharëse elektrike, por i thanim rrobat në diell.
Në kuzhinë, nuk kishim pajisje elektrike për të gatuar pa mundim po që të grijnë kilovatët e fryjnë faturën e energjisë.
Kur paketonin gjëra delikate për t’i nisur diku me postë , i mbështillnim me letra, gazeta të vjetra , cohëra të buta ose kashtë e jo me qese plastike e polisterol.
Nuk kishin prerëse bari me benzinë, por kosore e drapër.
Punonim shumë fizikisht, nuk kishim nevojë të shkonim në palestër për të vrapuar në tapis roulant që funksionojnë me korrent.
Pinim ujë çezme kur kishim etje.
Nuk kishim gota e shishe plastike për t’i hedhur poshtë.
I rimbushnim stilografët me bojë nuk blinim stilolapsa pa fund sa herë që mbaronin.
Ndërronim tehet e brisqeve në vend që të hidhnim në kosh të gjithë briskun pas disa përdorimesh.
Njerëzit shkonin në punë në këmbë,me autobus ose me tren, ndërsa fëmijët shkonin në shkollë në këmbë ose biçikletë . Fëmijët mbanin të njëjtën çantë për disa vite me radhë , fletoret përdoreshin vit pas viti , lapsat,mprefëset e lapsave dhe të gjithë mjetet e tjera përdoreshin derisa prisheshin apo mbaronin, jo si sot që çdo vit të ri shkollor blihen të gjitha të reja e hidhen poshtë të “vjetrat”.
Kishte vetëm një prizë në çdo dhomë dhe jo një mori prizash , telash, kabllosh për të ushqyer me energji gjithë morinë e aparaturave elektronike që janë të “domosdoshme” për të rinjtë e sotëm.
Kështu që, mos më bëj moral për lëvizjet ekologjike e mbrojtjen e ambientit !
E vetmja gjë që më vjen keq është që asokohe nuk kishim pil ula për të evituar të sillnim në jetë të rinj injorantë si ju që iu duket sikur kanë shpikur gjithçka .
Të rinj që nuk dinë të shkruajnë pesë rreshta pa bërë 20 gabime ortografike , që nuk kanë hapur një herë një libër përveç atyre me figura , që nuk dinë kush e ka kompozuar Boleron (e Ravelit ,për të cilin mendojnë se është një stilist i madh), që nuk dinë se ku kalon Danubi, etj.
Por besojnë se mund t’u japin mend të tjerëve nga maja e injorancës së tyre!/E-universiteti/