Categories
Kulture

E prezanton si nusen e shtëpisë, Thomas Strakosha i dashuruar kokë e këmbë me modelen e huaj!

Portieri i Lazios dhe i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, ka tërhequr vëmendjen me urimin e veçantë që i ka bërë të dashurës së tij, Esther Adjoa Asiedu.

Futbollisti ka postuar foton e së dashurës modele duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Qëndro e njëjtë dhe kurrë mos ndrysho! Zoti të bekoftë!”.

Pas postimit ai ka marrë shumë komente nga miqtë dhe tifozët, të cilët e kanë uruar dhe nga ana e tyre partneren e tij. Portieri, i cili jeton në Itali, para Vitit të Ri ishte në Athinë me partneren, ku darkuan si një familje e kompletuar, pasi edhe vëllai i tij, Dimitris, u shfaq me partneren e tij në darkën familjare, që përbëhet nga nëna dhe babai, ish-futbollist me emër, Foto Strakosha.

Ai udhëtoi drejt Greqisë me të dashurën e huaj, duke e çuar kështu partneren në shtëpinë e prindërve si të fejuarën e tij.

Nga ky udhëtim i fundit në Athinë, Thomas ka postuar në “Instagram” disa foto familjare, ku modelen e huaj e prezanton si nusen e shtëpisë. Edhe foton e parë me të dashurën ai e postoi nga Greqia, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duke ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmojnë apo t’i shkruajnë mesazhe private futbollistit simpatik.

Esther Adjoa Asiedu është modelja që i ka rrëmbyer zemrën gardianit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Çifti kaloi së bashku pushimet e verës në një nga ishujt grekë, ndërkohë që ka qenë vetë portieri i Lacios, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory” zbuloi lidhjen me modelen, që bie në sy për kaçurrelat dhe format e bukura fizike.

Ai publikoi një foto së bashku, duke i bashkëngjitur zemrat si “emoji”, që dëshmonte fillimisht se ai tashmë nuk është “single”. Edhe pse ishte munduar prej kohësh ta mbante të fshehtë lidhjen e dashurisë, Thomas vendosi kështu të zbulonte partneren e tij, e cila komentohet si mjaft se ksi.

Ajo nuk ka shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, ndërkohë që marrëveshjen për të dalë hapur e kanë bërë të dy, pasi edhe ajo publikoi njëkohësisht disa “story” në krahët e shqiptarit mjaft të pëlqyer të sportit, një nga djemtë e sportistit me emër, Foto Strakoshës./Panorama.com.al/

error: Content is protected !!