Categories
Kulture

Erdhi në jetë me 28 Nëntor, Gold Ag i dedikon këngë djalit të tij për 1-vjetorin e lindjes

Guerili, djali i Gold Ag dhe Ermira Shkodrës erdhi në jetë më 28 Nëntor të vitit që lamë pas. Ardhja në jetë e vogëlushit në një ditë të shënuar për shqiptarët ishte një dëshirë që këngëtari nga Kosova kishte shprehur më parë.

Ndonëse postimet me Guerilin kanë qenë të shumta, këngëtari është përpjekur ta mbajë larg syrit të publikut portretin e tij. Mirëpo, sot në 1-vjetorin e lindjes, Gold Ag, ka ndarë dhe foton e parë me portretin e plotë. Gjithashtu, ai ka lansuar dhe këngën e re që i dedikohet djalit dhe Shqipërisë.

“Edhe para se të lindte na thoshte gjinekologia, do lindë në fund të nëntorit dhe unë mendoja me vete ishallah në datë 28. Është një datë që unë s’do e harroj kurrë, edhe sikur mos të më kishte lindur djali, por tashmë më ka dhënë një ndjenjë shumë më të mirë edhe i jam falenderus pafund Zotit”, ka thënë më parë reperi./abcnews.al/

error: Content is protected !!