Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Ermira Çausholli kujton fëmijërinë, ndan episodin gazmor me gjyshen

Posted on January 1, 2022 by Monitor

Mes bisedës ku tregohen eksperienca personale, qofshin këto edhe me njerëz të dashur, Ermira Çausholli, moderatorja e “E ardhmja është vajzë” në Klan Plus, ndau kujtimin e saj. Fëmijëria e hershme ‘kyç’ brenda saj edhe momentet më të ëmbla e gazmore, që duket sikur dalin prej përrallave e tregimeve të gjyshes. Por shpeshherë, janë vetë gjyshet që krijojnë këto kujtime të paharrueshme për nipërit e mbesat.

Ermira Çausholli: Në fakt edhe unë e kam një moment me njërën prej gjysheve të mia e cila vinte të më shikonte kur këndoja kur isha e vogël. Kam kënduar edhe unë, kur kam qenë e vogël ama, më vonë nuk më lejuan më, nuk e di pse, nuk premtoja ndoshta për t’u bërë e madhe dhe e lanë aty.

Por ajo vinte më ndiqte kur unë këndoja në skenë, kam qenë 4-5 vjeç kur kam kënduar për herë të parë në qytetin e Korçës dhe kam qenë një fëmijë i vogël, më i vogli nga të gjithë të tjerët dhe mikrofoni ishte në një standard të caktuar për një gjatësi të caktuar. Unë përveçse isha më e shkurtër edhe se moshatarët e mi, edhe se ata më të mëdhenjtë që këndonin, dola në skenë dhe mikrofonin e kisha lart. Ndërkohë, gjyshja ime nga rreshti i parë, çohet dhe thotë: “Uljani mikrofonin çupës!”/tvklan.al/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes