Categories
Art Kulture Personalitete

Është i gjallë se i këndohet kënga..! – nga Ardian Muça

Është i gjallë se i këndohet kënga..!
E pashë një ditë atë gazetaren.
At’ zë ëmblën, që na lexonte lajmet.
Përkrah saj ecte Francesku me kitaren.
Flokflladitur dhe drobitur nga hallet.

*

I qënka prishur biçiketa mendova.
“Rrugës i trishtuar”,në shpirt më theri.
Herët zërin e ëmbël në radio i’a dëgjova.
Që atëherë,kur n’qafë mbaja shall pioneri..!

*

Për ju o njerëz këndoj Frankoj po dëgjoni.
Ulur në stol,këngën e shoqëron me kitarë.
“Ky fat na ra” po lamtumirë mos i thoni.
Nostalgjin e rinisë,një emocion i paparë.

*

“Zemër lodhur”,po këndonte një ditë muzgu…
“Humba pranverën” s’e ngatërrova “Adresën”..!
Rroke kitaren mik,na këndo një”Rrock burgu”
Bëj një “telefonat zemrash” duet me mbesën..!

Copyright Ardian Muça,,!

error: Content is protected !!