Categories
Kulture

Evi Reçi përlotet gjatë intervistës për familjen e xhaxhit që u shua nga tërmeti i 26 nëntorit

Këngëtarja e njohur Evi Reçi humbi familjen prej katër personash të xhaxhait të saj dhe miken e fëmijërisë bashkë me familjen e saj në tërmetin e 26 nëntorit.

E ftuar ne #Expuls RTV Ora përballë gazetarit Ronaldo Sharka, i cili është dhe autori i këtij formati televiziv, Evi Reçi u bë pjesë e rubrikës me të re: “N’kujtime”, ku personazhet e njohur të artit dhe politikës do rrëfejnë jetën e tyre nëpërmjet 10 fotove, pa shumë pyetje.

Kush shfaqet foto me Kristin, gocën e xhaxhit të Evi Reçit, kjo e fundit nuk mbajti dot lotët. Mes lotësh ajo u shpreh:

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes qe humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për t’më takuar. Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e parë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova qe mund të ikin shumë të rinj njerëzit” – u shpreh ajo ndër të tjera ku lotët e ndalonin shpesh herë të fliste./Oranews/

error: Content is protected !!