Categories
Kulture

Festat/ Gentian Zenelaj: Ma zhdukni atë ditën pa makina, të hiqet edhe festa e Pezës

Aktori i njohur Gentian Zenelaj në emisionin “Bardh a Zi” duke folur për festat e shqiptarëve, ka treguar se një nga festat që nuk pëlqen është ajo e qytetit pa makina. Sipas Zenelajt kjo festë mund të organizohet por nuk mund të bllokohet e gjithë rrugët.

“Ma zhdukni ditën qyteti pa makina. Nuk është nismë qytetare. Duhet të më lejoni të bëjë zgjedhje jo të më mbyllni trafikun” tha Zenelaj.

Mes të tjerash Gentian Zenelaj ka deklaruar se Festa e Pezës duhet të hiqet pasi sipas tij kjo festë nuk u përket të gjithë shqiptarëve.

“Duhet të hiqet festa e Pezës se nuk e konceptoj dot që shteti shqiptar nga buxheti i vet të paguaj për një festë që nuk u përket të gjithëve. Se ka qenë edhe forcat kundërshtare. Ka qenë edhe Balli Kombëtar. Pra nuk u përket të gjithëve.” tha Zenelaj./abcnews.al/

error: Content is protected !!