Categories
Kulture

Fier: Familja gjen të moshuarën të ngrirë. I vëllai: Këtu janë biznesmenë e nuk paguajnë motrës time ia prenë dritat

Nga Inelda Vallja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Ferras të Fierit. Një 67 vjeçare mësohet se ka humbur jetën nga i ftohti pasi asaj i ishte ndërprerë energjia elektrike. Familjarët thonë se ajo është gjetur e ngrirë.

Kushtrim Sema i kishte blerë nënës së tij një rezistencë për ditëlindje disa muaj më parë.

Por, 67 vjeçarja Liljana Sema jo vetëm nuk ka arritur që të ngrohet me të, por ka ndërruar jetën si pasojë e temparaturave të ulëta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ferras të Fierit, ndërsa të afërmit thonë se e moshuara jetonte e vetme, dhe i ishte ndërprerë energjia elektrike, ndërsa u gjet e ngrirë nga i vëllai pak ditë më parë.

“E gjetëm të ngrirë nga ftohja. Kishte 10 ditë që ia kishin prerë dritat ajo nuk kishte lekë të paguante. Këtu janë biznesmenë e nuk paguajnë ndërsa motrës time ia prenë”

Djali thotë se nëna e tij edhe pse trajtohej me një pension 7000 lekë ajo paguante energjinë, ndërsa nuk e di shkakun e shkeputjes se furnizimit nga OSHEE.

“Mamaja ime ishte me pension 7 mijë lekë. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor por ata thonë se nuk i ka paguar”

67 vjeçarja Liljana Sema jetonte në kushte të vështira ekonomike, dhe në një ndërtesë të rrënuar, ndërsa sipas vetë familjarëve ajo dyshohet se ka ndërruar jetë 3 ditë më parë.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe OSHEE Fier e cila sqaron se e moshuara ishte debitore prej vitesh, ndërsa kanë qenë vetë familjarët që kanë kërkuar ndërprerjen e energjisë./Oranews/

error: Content is protected !!