Filmi është renditur i treti më i shikuari i të gjitha kohërave në këtë platformë
“Don’t Look Up”, filmi më i fundit i Netflix ku luajnë aktorët më të mirë të Hollivudit po thyen rekorde shikueshmërie.
Filmi ku në role kryesore luajnë Leonardo Di Caprio dhe Jennifer Lawrence është bërë një nga filmat më të shikuar në gjuhën angleze në Netflix.
Në dy ditët e parë të publikimit, filmi tërhoqi 111.3 milionë orë shikime dhe debutoi në listën e 10 filmave më të mirë të Netflix në 94 vende. Tani filmi renditet i treti si më i shikuari i të gjitha kohërave në platformë.
“Don’t Look Up”, i cili përmban një kast aktorësh të mëdhenj duke përfshirë Meryl Streep, Jonah Hill, Cate Blanchett dhe Timothee Chalamet duket se ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut. Filmi u shfaq për herë të parë në kinema më 10 Dhjetor përpara se të debutonte në Netflix më 24 Dhjetor.
Klan News