Categories
Kulture

Filmi izraelit për “Besën”, regjisori: Historia që bota duhet të dijë për shqiptarët

Nga Bepin Kolvata

Filmi “Kodi Shqiptar” që tregon se si shqiptarët shpëtuan hebrenjtë dhe ushtarët italiane nga naz istët gjatë luftës së dytë botërore po shfaqet në qytetet kryesore të vendit. Nga Shkodra, regjisori tha se kjo ishte historia që bota duhet të dije për shqiptarët.

“Kodi shqiptar”, dokufilmi i regjisorit izraelit Gady Castel që ka në qendër kodin e “Besës” u shfaq në Shkodër

Filmi ka në bosht shpëtimin e heb renjve të përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtimin e dhjetë herë më shumë si numër të ish-ushtarëve italianë njëkohësisht në periudhën Shtator 1943 – Nëntor 1944.

Regjisori tregon arsyet përse zgjodhi ta prezantojë këtë histori tek Izraelitët, e tashmë po e vijon rrugëtimin edhe në një tur në vendin tonë.

“Ka diçka speciale populli shqiptar është 70% mysliman. Të shoshësh myslimanë që shpëtojnë hebrenj ishte fiks historia që duhej treguar. Ka një mesazh qe duhej treguar që vendin tim dhe kudo tjetër, të rinjtë nuk e dinë këtë histori prandaj dhe shqiptarëve u duhet treguar ky mesazh i bukur,” tha Gady Castel.

Ai thotë se sot bota ka nevojë të njihet me këtë histori, ndërsa po përballet me valë të reja refugjatësh.

“Problemi është të bindim ata që i presin. Ju kishit 30-vjetorin e eksodit në Itali, pashë fotot e asaj kohe. Është diçka tjetër për t’u treguar. Jam i sigurt që shqiptarët edhe ata në Itali janë më të hapur për mikpritjen se sa personat e tjerë, jo vetëm italianët, por shumë shtete italiane,” tha regjisori.

Filmi përfaqësoi Izraelin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit më 27 Janar 2021./Oranews/

error: Content is protected !!