Këngëtarja do të luajë në këtë film krah këngëtarit Maluma
Këngëtarët me famë botërore Xhenifer Lopez dhe Maluma do të rikthehen në kinema me filmin romancë “Marry Me” i cili pritet të këtë premierën e tij në kinematë amerikane dhe britanike këtë të premte.
Në rolin e Kat Valdez këngëtarja do të portretizojë një superstar pop-i jeta e së cilës është nën fokusin e kamerave. Teksa planifikon martesën me partnerin e saj Bastian, rol i cili luhet nga këngëtari Maluma, ajo do të mesojë se ai nuk ka qenë besnik ndaj saj dhe vendos ta lërë atë në altar. Ne dasmën e cila po transmetohet për një publik në mbare globin, Jenifer Lopez nën rolin e Kat zgjedh të martohet me një të huaj në turmë.
Këngëtarja 52-vjeçare ndërkohë po shijon romancën e saj me aktorin amerikan Ben Afleck ku çifti duken më të lumtur se kurrë.
Tv Klan