“Gjurmë pa shenjë” është filmi më i ri shqiptar që pritet të shfaqet në kinematë e vendit në 20 janar.
Të ftuar në studion e “Jeto me Orën” aktorët dhe regjisori treguan më tepër rreth kësaj eksperience.
Filmi “Gjurmë pa shenjë” është i zhanrit aksion, dramë, romancë, me skenar dhe regji të Maksim Aladinit dhe drejtor fotografie Lorenc Pelushaj. Regjisori Maksim Aladini tregoi sesi lindi ideja e filmit dhe pse e titulloi “Gjurmë pa shenjë”.
“E titullova kështu pasi në jetë shumë ngjarje të bukura dhe jo vetëm lënë gjurmë tek ne. Histori bazohet në një ngjarje të vërtet dashurie. Në fillim e kam shkruar si libër këtë gjë dhe më pas mblodha miqtë e mi dhe vendosa ta bëjë film” u shpreh Aladini.
Ndërsa aktorët Griselda Katirai dhe Junis Jambelli treguan se për ta ishte surprizë kjo ofertë pasi ata nuk janë aktor profesionit por vetëm të apasionuar pas aktrimit.
“Për ne ka qenë një eksperiencë shumë e bukur pasi unë gjithmonë e kam dashur aktrimin dhe kur ma ka ardhur si ofertë ka qenë si një ëndërr për mua” u shpreh Katirai.
Maksimi tregoi se ai i zgjodhi aktorët në bazë të intuitës së tij. Edhe Junis Jambelli tregoi se ai ndryshe nga Katiria i kishte hequr emocionet e kameras pasi për të ishte hera e dytë që aktronte.
“Kur më erdhi oferta ishte shumë gjë e bukur pasi unë kam luajtur edhe më parë në një film dhe e dua shumë këtë gjë. Maksim më pa si tip dhe vendosi që të më jepte një rol karizmatik” u shpreh Jambelli.
Historia e filmit bazohet në një histori të vërtet dashurie mes e një djali me emrin Maxim dhe vajzës me emrin Izabela. Nga dy botë të ndryshme. Maxi shkrimtar, një djalë me një botë e shpirt të pasur dhe Izabela, vajza e një deputeti i cili ishte i përfshirë në punë të pista.
Maxi dhe Izabela takohen në natën e një balloje me maska dhe që aty bien në dashuri. Aktorët treguan se gjatë xhirimeve ka pasur shumë edhe momente gazmore.
“Ka qenë një rast kur unë bëjë një skenë sikur bie nga shkallët pasi të gjithë mendonin se unë s’do e bëja dot si skenë por në fund e realizova vetëm se kur e mbarova skenën pash që kisha thyer edhe telefonin dhe të gjithë kemi qeshur shumë” u shpreh Junis Jambelli.
Regjisori Maksim tregoi se pse duhet ta shohim filmin.
“Për të gjithë ata që janë me zemër i sugjeroj që mos ta shohin filmin ndërsa për të gjithë të dashuruarit sugjeroj të marrin farsoleta me vete pasi do qajnë shumë” përfundoi Maksim Aladini./Oranews/