Heinrich Schliemann
FUSTANELLA ËSHTË SHQIPTARE, JO GREKE
Marrë nga /faktor.al/
Arkeologu gjerman i cili njihet për zbulimin e Trojës, Heinrich Schliemann, në librin e publikuar në vitin 1869 në Paris me titull “Itaka, Peloponezi, Troja: kërkime arkeologjike” ka një shkrim interesant për fustanellën “La Foustanella”. Pjesa e shkëputur, e cila ndodhet në faqen 61 në libër, tregon një episod kur Schliemann duke udhëtuar në zonën e Itakës sulmohet nga qentë.
I zoti i tyre, i cili ishte një i moshuar, ishte i veshur me fustanellë të bardhë. Pikërisht kjo veshje i bëri shumë përshtypje arkeologut gjerman dhe ndër të tjera shkruante:
“Ky është kostumi shqiptar i cili nuk u adoptua në Greqi që nga revolucioni; ai është mbajtur në Shqipëri që në kohët më të hershme; sepse ne shpesh e gjejmë të përshkruar në statujat e lashta dhe veçanërisht në atë të Pirros, mbretit të Epirit, në Muzeun e Napolit”. (Ledi Zeqollari)