Nga Dashnor Kaloci
Shumë kritikë të huaj që ja kanë dashur dhe ja duan të mirën vendit t‘onë, duke shkruar mbi t‘ardhmen që na pret, kanë vënë në dukje mundësitë e shumta të Shqipërisë për t‘u bërë tërhejqje për turistat. Theorija e sajuar prej tyre bazohet në faktin se ky vënd duke qenë shumë i vjetër dhe njëkohësisht shumë i ri, ruan gjurmët e qytetërimeve të ndryshme dhe pamje të rralla të një populli që prej së shkuarës dhe prej oksidentalve po nxjerr inspirimet për të shkuar përpara me hov a me vullnet; pastaj-gjithnjë simbas tyre-Shqipërija ka fatin e mirë të përfitojë prej pozitës gjeografike të privilegjuar; ndodhet midis Romës dhe Athinës, që janë qëndrat më të mëdha turistike dhe më interesante të botës.
“Do të dijnë shqiptarët të përfitojnë prej pozitës së tyre dhe të shfrytëzojnë trashëgimet e të parëve dhe mundësit që u ka falur natyra edhe po u fal dita ditës më tepër qytetërimi për një turizëm të vërtetë?” Kjo është një pyetje që një gazetare e huaj e ka pas vënë në një nga artikujt që shkroi mbi këtë problemin t‘onin, që po bëhet problem edhe për ata që drejt për së drejti apo tërthorazi do të përfitojnë prej zhvillimit t‘onë turistik.
Në mundësitë tona natyrale, përvec pozitës, përmblidhen bukuritë panoramike, klima e bukur, malet, pyjet, liqenet, shpeztë e gjahut dhe shumë e shumë të tjera të mira që ndodhen fare afër dhe mund të shihen të tëra me shpenzime relativisht të pakta. Pjesa tjetër e kapitalit t‘onë turistik përbëhet nga trashëgimet t‘ona: gjurma madhështore të qytetërimeve të vjetra nxjerrë në dritë në Butrinto, Pojan e në vise të tjera; kostumet piktoreske, këngët e vallet që përbëjnë folklorin t‘onë të pasur; zakonet e mikëpritjet që është larg cdo komentimi dhe përbën mburrjen t‘onë; zakonet dhe shpirtin t‘onë që na e shquajnë të huajt si popull, trim e krenar dhe që përbën një fushë që u intereson jo vetëm dijetarëve, por dhe turistëve të thjeshtë; kujtimet historike si dhe vetë jeta e jonë që e bëjnë turistin të ndiejë sensacionin e rrallë e të kërkuar që prej një bote të përparuar e të mekanizuar vjen befas të shlodhet shpirtërisht e mendërisht në një botë krejt të ndryshme, të pasur me ato cilësi që në shumë vende mungojnë./Memorie.al