Categories
Kulture

Genardi: Vajza e ndershme e kishës më hëngri 50 milionë lekë!

Punët e dashurisë për Genardin nuk kanë të mbaruar dhe që pas deklaratës se një vajzë i mori 50 milionë lekë, nuk e dimë nëse do të gjejë vërtetë dikë tjetër tani e tutje në jetën e tij.

Ai na ka treguar shumë për eksperiencën e tij në USA ku atje vazhdoi studimet, por nëse ka pasur një lidhje konkrete apo bashkëjetesë, ende e gjitha është në dilemë.

Mbrëmjen e kaluar tregoi se vajza e kishës që njohu në Amerikë 50 milionë lekët ia shpenzoi vetëm për të ngrënë. 44 vjeç djalë dhe ende i virgjër e të harxhojë para vetëm për të ngrënë, epo qoftë për të.

Dajana: Ti Genard në jetën tënde 44- vjeçare, djalë i pa rritur ende ke pasur 3 puthje. Vajza që të ka ngrënë 50 milionë lekë ia ke dhënë me dëshirë ti?

Genard: Po, po me dëshirë ia kam dhënë. Ha unë ha ajo

Dajana: Më fal, 50 milionë lekë i keni bërë ushqime?

Genard: Shumica e harxhimeve kanë qenë kafene dhe ushqime

(Plas muzika në studio)

Dajana: O Genard vajza që t’i mori lekët ishte e virgjër?

Genard: Po e virgjër tha se ishte.

Dajana: Pra dolëm në konkluzionin se vajza e ndershme e kishës i ha 50 milionë lekë Genardit!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00/Oranews/

error: Content is protected !!