Categories
Kulture

Giorgio Armani merr titullin më të lartë të Italisë

Stilisti nderohet nga Presidenti me atributiin “Kalorësi i Kryqit të Madh”

Stilisti i famshëm Giorgio Armani është nderuar me “Kalorësi i Kryqit të Madh”, të dekoruar me Grand Cordon. Si nderimi më i lartë civil i Italisë, vlerësimi pasqyron karrierën prej gjashtë dekadash të Armani-t në industrinë e modës dhe statusin e tij si një nga liderët kryesorë të vendit në sektorët e modës, stilit të jetesës dhe luksit.

Në një ceremoni private në Palazzo del Quirinale, i cili shërben si një nga tre rezidencat zyrtare të Presidentit italian, Sergio Mattarella, stilistit të famshëm italian iu dha në mënyrë specifike nderimi për shërbimet e tij ndaj modës dhe artit. Për Armanin ky nderim që i është bërë ka një kuptim të vecantë për të.

Në dekadat e fundit, marka Armani është përhapur në hotele, sporte, ambiente të brendshme dhe restorante. Marrësit e mëparshëm të titullit nga bota e modës janë vetëm dy: Valentino Garavani dhe Miuçia Prada në 1986 dhe 2015.

Vitin e kaluar, Armani dhuroi 2.2 milionë dollarë për spitalet lokale në luftën kundër koronavirusit, ndërsa fondacioni i tij Giorgio Armani ka vazhduar historinë e gjatë në mbështetjen e kauzave sociale.

Klan News

error: Content is protected !!