Mentor Dida dhe Ali Fraenkel kanë ndërmarrë një nismë shumë të veçantë. “Gjuj me dritë” ka për qëllim për të dhuruar sa më shumë dashuri. I riu nga Kosova ndërmori këtë nismë pasi motra e tij ndërroi jetë. Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se këtë nismë e ndërmori pasi pas një ëndrre që pa me motrën e saj.
Ideja e tij ka për qëllim që t’i nxisë njerëzit të tregojnë dashurinë dhe vlerësimin e tyre ndaj personave të afërt. “Kjo lindi pasi pashë një ëndërr me motrën time, më kishte marrë malli për të. Kur u zgjova reflektova se si e ka pasur jetën motra ime. Ka qenë studente e violinës dhe kur është kthyer në Kosovë ka pasur shumë problem të ri-integrohet.
Ka pasur shumë problem me këtë dhe është ndjerë shumë e vetmuar. Kur ndërroi jetë, të gjithë kanë shkruar se sa e mirë dhe pozitive ka qenë, ka kontribuar sepse ka pasur një organizatë joqeveritare për të ndihmuar të rinjtë.”, tha Mentori.Ai tregoi se fjala e fundit që i kishte thënë së motrës kishte qenë fjala të dua ndërsa përcolli dhe një mesazh për të gjithë.
“Vlerësoji të dashurit e tu që i ke afër. Çdo debat duhet ta kthejmë në dashuri sepse jeta është shumë e vlefshme.”, tha ai mes të tjerash. Më tej, ai foli dhe për historinë e dashurisë me amerikanen, Ali Franenkel. Ai tregoi se kanë menduar që të martohen dhe nuk do të organizojnë vetëm një ceremoni. “Do të bëjmë një maratonë dasmash pasi kemi shoqëri dhe në Amerikë. Duam të bëjmë një në Shqipëri, Kosovë dhe në New York.”, tha ai./abcnews.al/