Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Gjyshi nuk është një person si gjithë të tjerët…

Posted on December 27, 2021 by Monitor

Gjyshi nuk është një person si gjithë të tjerët. Nuk është detyra e tij të të edukojë, korrigjojë apo të të këshillojë nëse e ke gabim.

I ka bërë të gjitha këto në kohën e tij me fëmijët e tij tashmë.
Një gjysh nuk është i zemëruar me ty nëse merr një notë të keqe në shkollë, por me një aromë dashurie ai të thotë: -“Do marrësh notë më mirë nëse mëson dhe impenjohesh më shumë”.

Një gjysh të sheh që në lindje me dashuri duke e ditur se ndoshta do të të lërë para të tjerëve dhe … ndoshta kjo është arsyeja pse të do më shumë se të tjerët.

Ai thjesht duhet të të dojë, të të mbrojë kur mbase meriton një ndëshkim nga babi ose mami, të të çojë në park dhe të të blejë ato patatinat që mamaja nuk do t’i blinte kurrë në orarin e drekës.
Ai nuk mund t’ju thotë jo, ndonjëherë dhe e bën, por çfarë peshe lë kjo në zemrën e tij !! Kur të bëhesh vetë gjysh do e kuptosh

Një gjysh është një i rritur që bëhet përsëri fëmijë, dhe Ti, si fëmijë e do atë por pastaj edhe si i rritur e do atë sepse për të do të jesh gjithmonë një fëmijë.

Më pas do të ndodhë që jeta do të ta heq prezencën e tij pranë teje, por më beso që do ta duash përsëri, sepse dashuria për gjyshërit dhe gjyshet vazhdon edhe pas vdekjes.

Prandaj, dija vlerën për sa e ke pranë dhe fali sa më shumë dashuri ❤️

Lëre të flasë, sepse në të shkuarën e tij ka plotë të vërteta.

Lëre të tregojë historitë edhe pse të ripërsëritura, ngase ai do që të ndjejë se ti je në shoqërinë e tij. Mundësoji të plaket me të njëjtën dashuri e durim që Ai tregon për Ty.

Burimi: Lexoje, më pas do mendosh më qartë

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes