Fotografia është një ilustrim i shkëputur nga libri “Udhëtime në Dalmaci”, i Alberto Fortis botuar në vitin 1778.
Në këtë libër që më shumë është një përmbledhje e korrespondencës së tij Fortis paraqet vëzhgime të përgjithshme mbi historinë natyrore të vendit dhe ishujve fqinjë; prodhimet natyrore, artet, sjelljet dhe zakonet e banorëve. Një ndër to është edhe gruaja në foto e cila paraqitet me veshjen tradicionale të Arbanasit. Një dëshmi e rrallë e komunitetit shqiptar në Kroaci./Diaspora Shqiptare/