Categories
Kulture

Hally Berry vjen si regjisore, aktorja 55-vjeçare realizon filmin “Bruised”

Prej shumë vitesh e kemi parë si aktore, por tanimë ajo është regjisorja e filmit të saj të parë, “Bruised”. Aktorja amerikane Halle Berry ishte e pranishme në AFI Fest, në Los Angelos ku eshte shprehur per debutimin e saj të ri në regji.

Aktorja e famshme amerikane, Halle Berry ka ka dalë për herë të parë në tapetin e kuq, jo vetëm si aktore, por kësaj rradhe si edhe si regjisore. Ajo ishte e pranishme në shfaqjen premierë të filmit të saj në AFI Fest, me emrin “Bruised” -(e maviuosur), që u mbajt në Los Angelos.

Aktorja 55 vjeçare e emocionuar është shprehur se ideja për regjinë, dhe për një film të natyrës së tillë ka qenë e kahersheme.

“Unë kam qenë një adhuruese e boksit që kur isha e vogël dhe më pëlqennin artet marciale. Kam pasur fatin të marr disa këshilla nga regjizore të mëdhenj të cilët I admiroj për punën që bëjnë. Këshilla e tyre ishte”: nëse do të tregosh një histori që ti e njeh vetë dhe e pëlqn, do të kesh sukses. Dhe ashtu veprova”.

Por Halle është shprehur se nuk ishte dhe aq e lehtë për të kjo eksperienxcë e re, por që nuk do të mbetet me kaq.

“Regjia ishte e vështirë, një nga gjërat më të vështirra që kam bërë. Ishte një përgjegjësi e madhe për realizimn e fimit, por patjetëer që dua ta bëj përsëri”.

Filmi “Bruised” ka protagoniste kryesore nje luftetare të arteve marciale, e cila pas shumë kohësh bashkohet me djalin e saj. Për aktoren mesazhi që filmi përcjelll është shumë i rëndësishëm.

Të gjithë duhet të kërkojmë falje, të gjithë e meritojmë të japim një shpjegim dhe mëndoj se këtu fshihet një mesazh universal.

Në daljen e saj të madhe në AFI Fest, Halle ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, muzikanti Vun Hunt, teksa shkëlqente e veshur me një kostum të zi me nuanca metalike./Oranews/

error: Content is protected !!