Categories
Kulture Kuriozitete

Historia e shprehjes “puthu me Milon”…

“Puthu me Milon” është një shprehje popullore që përdoret për një rast ideal, që të ka ikur nga duart dhe nuk e gjen më; për një humbje, një dështim total, një gjë që të ka humbur një herë e përgjithmonë etj.

Nuk ia kam ditur kurrë origjinën kësaj shprehje. Por erdhi rasti ta mësoja këto ditë. E kishte hedhur dikush në FB. Ruajta foton, por harrova të shënoja autorin qe e kishte postuar. I kërkoj ndjesë atij, nëse rastis të shohë këtë postimin tim.

Historia e Milos, sipas tij, ishte e tillë: “Miloja, që jepet edhe në foto, punonte në fabrikë e birrës në Korçë, gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar. Ngaqë ishte i shëndoshë dhe nuk e përqafonin as s’e puthnin dot njerëzit, doli dhe shprehja: Puthu me Milon!!!

Pra, një gjë që nuk e bën dot…/Konica

error: Content is protected !!