Categories
Histori Kulture

Historia e Simon Leviev, mashtruesit të Tinder që revolucionarizoj Netflix

Ky është 29-vjeçari izraelit, i cili u hoq si djali i një tregtari të njohur diamantesh, ku falë Tinder mashtronte gratë dhe u merrte shuma të mëdha parash.

Simon Hayut, i njohur edhe si Simon Leviev u arrestua në Greqi dy vite më parë, ndërsa kërkohej nga autoritetet izraelite për mashtrim. Jeta e tij mund të kishte frymëzuar skenaristët e Hollivudit, por ishte Netflix që prodhoi historinë e mashtruesit më madh të Tinder, shkruan Forbes

Prodhuesit e Netflix bindën tre nga dhjetëra vik timat e Simon Hayut që të tregonin historinë e tyre në një dokumentar të gjatë të quajtur “Mashtruesi i Tinder”, dhe historia e vërtetë e izraelit të pamësh irshëm doli në pah. Ai kishte arritur të siguronte një jetesë të mirë falë parave të grave që nuk dyshonin tek aplikacioni i njohur i takimeve.

Fakti më mbreslënës është se personat që zgjodhën të shikonin dokumentarin mbrëmë, filluan të bombardojnë Instagramin e Hayout me raporte dhe mesazhe. Para se të ndodhte kjo, Hayut publikoi disa histori të ndryshme duke thënë se ai nuk ishte një mashtrues dhe se gjithçka ishin trillime, raporton abcnews.al

Ai mohoi akuzat se i ka bindur viktimat të merrnin kredi bankare. Vlen të theksohet se dokumentari për jetën e mashtruesit të Tinder përfshin edhe disa momente nga Greqia. Më konkretisht, ka pamje nga Mykonos ku ai dukej se po qëndronte në hotele me pesë yje. Ai ka paguar hotelin prej 5 mijë eurosh në Scorpios dhe Nammos, falë parave që u vodhi grave.

Por gjithë jeta e tij “ndaloi” në vitin 2019 në Greqi. Pasditen e së premtes, 28 qershor 2019, Hayut tentoi të udhëtonte me një identitet të rremë Sharon David nga Aeroporti Ndërkombëtar “El Venizelos”, me destinacion Tiranën.

Gjatë kontrollit, megjithatë, është zbuluar e vërteta, pasi një prej viktimave të tij rrëfen në dokumentar me detaje se si ka ndodhur ngjarja. Hayut u arrestua ndërsa ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar kundër tij nga autoritetet izraelite për vjedhje, mashtrime, dhe falsifikim.

Mashtruesi i Tinder, sipas dokumentarit, vlerësohet se ka arritur të marrë 10 milionë euro nga femrat që kërkonin dashurinë e jetës së tyre, në aplikacionin e njohur./abcnews.al/

error: Content is protected !!