Categories
Kulture

Historia e trishtë e Raffaella Carra’: “Zoti nuk ma dha mundësinë të bëhesha nënë”

“Një fëmijë nuk mund të programohet, siç bëhet me një spektakël televiziv, apo me një koncert. Isha 30 vjeçe dhe ditët e mia ishin të mbushura me intervista, prova në teatër, shfaqje dhe muzikë. Kur doja të bëhesha me fëmijë, shihja e mërzitur dyqanet e dedikuara për fëmijët dhe mendoja të bëja edhe unë një dhomë me ngjyra të ndezura dhe plot me lojëra për fëmijën tim.

Por kjo ishte një lumturi e shkurtër. Muajt kalonin dhe fëmija nuk po vinte. Shkova për vizitë tek një mjek gjinekolog, i cili më dha lajmin e hidhur. Isha shumë vonë, kisha hyrë në menopauzë në moshë të hershme dhe kisha nisur t’i ndieja shqetësimet e para, por mendoja se vinin nga shkaqe të tjera. Zoti nuk ma dha mundësinë të bëhesha nënë.

Mirëpo edhe unë doja të dhuroja diçka të mirë për botën, njësoj siç kisha marrë të mira nga jeta ime. Kështu që e kalova gjithë dashurinë që kisha brenda vetes tek dy nipërit e mi. Vëllai im, për fat të keq, u largua herët nga kjo botë, kështu që për fëmijët e tij unë isha më tepër si një baba, se sa si një hallë. Më vonë iu përkushtova edhe bamirësive online, mbështesja fëmijë në vështirësi, ose me probleme shëndetësore në vende të ndryshme të botës dhe ndonjëherë shkoja edhe i takoja.

Nuk do ta harroj kurrë emocionin që kam përjetuar kur shkova në Guatemala dhe takova Luisin, i cili në atë kohë ishte vetëm 8 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë. Në dhomën e spitalit ishte e ëma e tij dhe i vëllai, i cili m’u hodh menjëherë në krahë, pasi më njohu kush isha.

Në këtë mënyrë, isha e rrethuar nga fëmijë të ndryshëm, të cilët arrinin të mbushnin atë boshllëk që kisha përbrenda. Spontaniteti dhe pafajësia e këtyre fëmijëve më bëjnë të plakem në mënyrë të qetë, të qetësoj vrullshmërinë e karakterit tim, duke i lënë hapësirë një Raffaelle më të qetë, më racionale dhe më të duruar”. – Raffaella Carra’

error: Content is protected !!