Categories
Kulture

“I rashë në sy vipave Italianë”/ U bë pjesë e festivalit të “Sanremo 2022”, Antonela Berisha flet për eksperiencën e saj dhe ofertat

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, na ka surprizuar të gjithëve me lajmin se do të ishte pjesë e festivalit madhështor më të njohur në Itali “Sanremo 2022”.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo ka folur gjatë një lidhje ‘Skype’ për eksperiencën që po kalon në Itali, si i erdhi ftesa dhe me çfarë po merret konkretisht.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se mbas intervistës që iu bë nga Giorgio Petrolio ajo mori ftesën për tu bërë pjesë e ‘Sanremos’ për të intervistuar personazhe të njohur të cilën ishin pjesëmarrës në eventin madhështor. Antonela zbuloi gjithashtu se është pjesë e dy emisioneve duke komentuar kështu në lidhje me veshjet e të ftuarve.

“Giorgio Petrolio më bëri një intervistë ku më vuri dhe në kopertinën e revistës së tij dhe bashkë me producentin, Alfonso Stanio, më bëri ftesë që të isha pjesë eventeve në Sanremo. Të intervistonim të ftuarit , të gjithë vipat Italian. Po komentojmë veshjet e të ftuarve të Sanremos.

Jam pjesë e dy emisioneve që po bëhen tek hoteli, ku ftojmë të gjithë artistat që janë në skenën e madhe të Sanremos, i intervistojmë i pyesim si shkojnë si janë pritshmëritë”.

E pyetur së si ndihet nga gjithë kjo eksperiencë të bukur që po kalon, Antonela tregoi se në Itali çdo gjë është ndryshe Ajo u shpreh se ishte një nder i madh për të dhe se ka tërhequr vëmendjen tek personazhet e njohur të cilët e kanë pyetur se ‘kush është dhe nga vjen’.

“Është shumë e çuditshme pasi jam mësuar vetëm në televizionet Shqiptare dhe këtu është ndryshe, janë më të thjeshtë. Eshtë një nder dhe ndihesh shumë më pak se këto yjet Italianë dhe të gjithë pyesin ‘kush është’, pasi rashë në sy dhe me këto veshjet ku zgjodha ngjyra të spikatuara dhe në vend të intervistoja unë ata, më intervistonin mua, ‘kush je ti, nga vjen’ “.

Gjithashtu ajo zbuloi se ka marrë një ofertë që të bëjë një emison ku bëhen bashkë Shqipëria dhe Italia për të sjellë turizmin Shqiptar tek ta.

“Më është bërë një ofertë të them të drejtën që të sjellim turizmin Shqiptar në Itali, që ta njohin Italianët më mirë Shqipërinë dhe me shumë siguri do ta pranoj”./Panorama.com.al/

error: Content is protected !!