Categories
Kulture

I thanë se nuk do t’ia dalë kurrë, djali nga Belshi bëhet kuzhinieri më i mirë në Toskanë

Denald Elezi është një djalë i ri nga Belshi, që po korr sukses me gatimet e tij në Itali. Ai ka shkuar në shtetin fqinj në moshën 15-vjeçare, ku ka filluar punë për të mbuluar shpenzimet, ndërkohë që ka jetuar në komunita për 4 vite. Gjatë kësaj kohe, Denaldi i thoshin vazhdimisht se nuk kishte për t’ja dal, por ndodhi krejtësisht e kundërta.

Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi shumë detaje nga jeta e tij dhe padyshim është ndalur te kuzhina dhe recetat që realizon.

“Unë kam qendruar në një komunitet dhe aty më thoshin që nuk do bëhesh kurrë. Tani i kanë provuar gatimet e mija dhe i pëlqejnë shumë.

I jap recetat sepse e di që në shtëpi nuk dalin kurrë si këtu.

Një pjatë që kam vendosur në menu javën e shkuar dhe po ecën shumë. Me që jemi ne periudhën e preshit, kam përgatitur një supë me presh dhe patate, me bukë krokante sipër dhe një salmon i tymosur i prerë në fleta shumë të holla. Është edhe një salcë kosi për të pastruar pak gojën nga salmoni. Përgatitet me kos, vaj ulliri, piper dhe tahina”, u shpreh Elezi./abcnews.al

error: Content is protected !!