Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

I zhgënjyer nga fëmijët, i lë trashëgimi qenit të gjithë pasurinë

Posted on February 17, 2021 by Monitor

Një fermer indian ka përjashtuar pesë fëmijët e tij nga testamenti dhe në vend të tyre ai vendosi qenin e tij.

Kjo ka ndodhur për një arsye, fermeri thotë se fëmijët nuk janë kujdesur asnjëherë për të ndërsa qeni e ka mbështetur gjithnjë.

Ai ka vendosur të lërë jashtë testamentit fëmijët e tij duke i zëvendësuar me qenin Xheki. Në testament është përfshirë dhe bashkëshortja e tij e dytë.

Kur fermeri të ndërrojë jetë, Xheki do të bëhet pronar i tokës, pasi 50 vjeçari ka në pronësi më shumë se 8 hektarë terren, gjysma e të cilit do i kalojë qenit.

Fermeri ka tre vajza dhe një djalë nga bashkëshortja e parë dhe dy vajza nga martesa e dytë, por asnjeri nga fëmijët nuk përmendet në testament. Ai bëri të qartë se nëse dikush prej tyre pretendon një pjesë të trashëgimisë, atëherë duhet të kujdeset për qenin./Oranews

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes