Nga Santana Çomora
Jeta e tre gjeneratave të një familjeje shqiptare gjatë regjimit komunist, shkat ërrohet, kur një mik i familjes, i sapo riatdhesuar nga Amerika, arrestohet për spiunazh. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa në filmin “Internimi” është Shqipëria gjatë sundimit komunist. Filmi i zhvillon ngjarjet në vitet ’80 dhe këto ditë publikun e gjen në kinematë e Tiranës.
Ngjarje të bazuara në histori të vërteta të viteve 80 – të ku vendi ynë ishte nën regjimin komunist. Skenat janë xhiruar në Divjakë, Lushnje dhe Ferras. Në qendër të filmit është familja Kulla, e cila përpiqet të mbijetojë, ndërsa janë të internuar nga regjimi komunist. Në gjithë këtë vorbull internimesh dhe mohimesh një histori dashurie e ndaluar lulëzon gjatë periudhës së komunizmit.
Për (Arturin) djalin e familjes, situata vështirësohet më tepër, pasi vendbanimi i tij i ri, është pranë shtëpisë së të dashurës së tij (Frida), e cila është e detyruar të fejohet me operativin.
Familja vazhdon të jetojë vuajtjet e pers ekutimit ndërkohë, siç zbulohet më vonë, i sapo riat dhesuari (Nik Nuri) në përpjekje për të ndihmuar familjen, e komplikon situatën më tutje.
Frida është një vajzë ado leshente me ëndrra, e rritur në një familje të mirë, ku prindërit e detyrojnë të martohet me dikë me pozitë, kundrejt dëshirës së saj. Një vajzë guximtare, që nuk heq dorë lehtë, dhe lufton për lirinë dhe mbi të gjitha për dashurinë./Living/