Categories
Kulture

Intervistë me Asli Enver: Pse nuk kisha zgjidhje tjetër dhe pranova rolin e Ajshes në “Babil”

Aktoren Asli Enver tashmë e shohim në serialin “Babil” në rolin e Ajshes, një rol që ka marrë shumë vëmendjen. Në një intervistë së fundmi Asli ka treguar se i ka pëlqyer aq shumë ky rol sa nuk pati zgjidhje tjetër veçse ta pranonte ndonëse i kishte premtuar vetes që do të merrte një pushim nga aktrimi.

Çfarë mendove kur pranove këtë rol?

Asli: Në fakt kisha menduar të merrja një pushim për ca kohë, por kur lexova skenarin e “Babil”, më pëlqeu shumë historia dhe roli i Ajshes. Deri tani jam munduar të zgjedh karaktere të ndryshme. Dhe sigurisht skenari i mirë, kasti, regjisori dhe kompania e prodhimit janë faktorë të rëndësishëm për mua. Gjithçka ishte shumë mirë në konceptin e “Babil” aq sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta pranoja. Historia jonë është shumë e veçantë dhe roli i Ajshes do transformohet me kohën.

Çfarë mund të na thuash për rolin e Irfanit dhe Egemenit e më pas na fol pak edhe për Ajshen.

Mund të them se Irfan dhe Egemen e plotësojnë shumë mirë njëri-tjetrin në këtë projekt. Më pëlqen të lexoj skenat e të dyve. Sa për Ajshen ajo është një gruaj e fortë dhe misterioze, tipare që më pëlqejnë shumë.

Si ndihesh në këtë projekt ku të gjithë janë yje të kinematografisë?

Po, e vërtet kasti i “Babil” është me yje që u shkon shumë roli i tyre dhe është kënaqësi e madhe të punosh me aktorë të tillë. Mendoj që të gjithë aktorët kanë një kimi me njëri-tjetrin. Është hera e parë që punoj me të gjithë ata në një projekt./RevistaWho

error: Content is protected !!