Gjirokastra është qyteti ku shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij.
yteti i gurtë ku siç Kadare përshkruan në romanin “Kronikë në Gur” “thyhen të gjitha ligjet e arkitekturës” ka ndikuar jo pak në plazmimin e krijimtarisë së shkrimtarit.
Së fundmi gjeniu i letrave shqipe është rikthyer në qytetin e lindjes. Në këto foto Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena, shfaqen të shoqëruar nga deputetja dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.
Përmes një postimi në rrjetet social “Facebook”, Kumbaro përcjell edhe një pasazh nga shëtitja me Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Helena.
Postimi i Kumbaros
Kenaqesia e patregueshme e shetitjes mbremesore me shkrimtaret: Helena dhe Ismail Kadare
👉🏻Bashke me Flamur Golemin ne sokaket e Qytetit te gurte me Shkrimtarin qe i kushtoi “Kroniken” me te bukur letrare Gjirokastres se tij, Gjirokastres time, Gjirokastres sone❤️
Sa me pelqen kur thote: “Eshte bere Gjirokastra si Paris🤩” se rendesi ka si i ndjen gjerat😍/Panorama.com.al/