Categories
Kulture

“Jam shumë i emocionuar”, zbulohen detaje nga filmi i ri për Robie Williams

“Better Man”, filmi biografik për Robbie Williams do të fillojë xhirimet në Melbourne në fillim të vitit 2022 nën drejtimin e Michael Grace. Williams është një nga artistët më të famshëm britanikë dhe një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.

Fitoi popullaritet si anëtar i “Take That”, me të cilin performoi nga viti 1989 deri në 1995, dhe më pas filloi një karrierë solo. Filmi duhet t’i paraqesë audiencës një pamje të ndryshme, më personale të të gjitha përvojave që i dhanë formë Williams, si në skenë ashtu edhe jashtë saj.

Sipas revistës Variety, këngëtari i njohur do të shfaqet edhe në film, me një riinterpretim të disa prej hiteve të tij më të mëdha. “Jam shumë i emocionuar që do ta bëj këtë film në Victoria me mikun tim Michael Grace,” tha Williams./abcnews.al/

error: Content is protected !!