Categories
Kulture

Jaman dhe Seher dalin për darkë çift, sot në “Amaneti”

Ikbal shkon t’i tregojë Seherit ç’ka bërë Zuhali, por Jaman i tregon para saj duke i thënë vetëm që Zuhal ka mashtruar. Seher habitet kur e mëson këtë dhe pavarësisht se Zuhal i ka bërë keq, ajo ofrohet ta ndihmojë.

Jaman porosit Ikbalin të mos i tregojë të vërtetën Seherit për momentin. Seher e sheh që Jaman është nervoz dhe i qëndron pranë pa e ditur se i gjithë shqetësimi i tij është fakti që i ka bërë padrejtësi asaj. Ela rikthehet dhe i tregon Jamanit dhe Seherit që është dashuruar.

Ajo i fton për darkë për t’i prezantuar me partnerin e saj. Seher dhe Jaman pranojnë të sillen si një çift i vërtetë për hir të darkës./RevistaWho/

error: Content is protected !!