Categories
Kulture

Jason Momoa në bisedime me “Universal Picture”

Aktori i njohur për publikun, Jason Momoa, besohet se është në bisedime për të luajtur në filmin e ardhshëm “Fast & Furious”. Sipas “The Hollywood Reporter”, ylli i serialit “Game of Thrones” është në negociatat e fundit për t’u angazhuar në rolin e personazhit negativ në vazhdimin e dhjetë të një prej filmave aksion më fitimprurës në arkat filmike.

Studio prapa këtij projekti, “Universal Pictures”, ende nuk ka pranuar të komentojë rreth këtyre spekulimeve që po qarkullojnë së fundmi në mediat e huaja. Regjisori Justin Lin i cili shënoi rikthimin e tij në këtë projekt me filmin e kaluar, “F9: The Fast Saga”, do të realizojë regjinë edhe të vazhdimit të dhjetë.

Aktorët yje të filmit, Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Chris ‘Ludacris’ Bridges dhe Sung Kang po ashtu rikthehen në projektin e ardhshëm, bashkë me yllin hollywoodian, Charlize Theron, dhe rep artisten e famshme amerikane, Cardi B.

Klan News

error: Content is protected !!